July 1, 2024
Rajon - Botë

Gjashtë shqiptarë gjenden të vrarë në Greqi?

Gjashtë persona janë qëlluar për vdekje në një sulm në një qytet bregdetar pranë Athinës, tha policia greke të hënën.

Nuk kishte asnjë të dhënë të menjëhershme mbi motivin e sulmit, përcjell klankosova.tv.

Një deklaratë e policisë tha se trupat u zbuluan këtë mbrëmje në Artemida, rreth 20 kilometra (12 milje) në lindje të Athinës.

Anise nuk u dhanë detaje të mëtejshme mbi rrethanat e të shtënave apo identitetin e viktimave.

Televizioni shtetëror ERT tha se tre prej trupave u gjetën brenda një makine dhe se një pistoletë besohet të jetë përdorur në të shtënat.

Mjeti i viktimave është me targa gjermane, ndërsa CNN-i grek raporton se të vrarët dyshohet të jenë shqiptarë.