Gir: Maqedonia me urgjencë duhet të vazhdojë reformat, duhet të ketë më tepër dinamikë në progres
–Procesi i skriningut, që po vazhdon pozitivisht, duhet të shkojë krah për krah me reforma, kështu e komentoi raportin e progresit për Maqedoninë e Veriut euroambasadori Dejvid Gir, përcjell TV21. Gir theksoi se vendi duhet të zbatojë reforma intensive në administratën publike, por edhe të intensifikojë luftën kundër korrupsionit.
“Siç thash, ka ndryshuar situata. Tani jeni një shtet negociator. Kjo në vete mban shumë mundësi por edhe përgjegjësi por nënkupton se ka një urgjencë për të vazhduar me reformat dhe ka nevojë për më tepër dinamikë në progresin e reformave dhe për këtë ky raport ka një rëndësi të veçantë, këto reforma do ta dërgojnë vendin në BE”, tha mes tjerash Gir.