Maqedoni

Gir: Fjalët e mira nuk mjaftojnë në luftën kundër korrupsionit, qytetarët presin rezultate

Institucionet shtetërore duhet të punojnë së bashku për ta reduktuar vëllimin e korrupsionit, të vendosin ligje dhe rregulla të sjelljes dhe sanksione për sjellje korruptuese, por edhe të zbatohen dhe kryhen këto masa. Lufta kundër korrupsionit nënkupton edhe ndërtim të mjedisit negativ për të gjitha shprehitë korruptuese përmes forcimit të sistemeve kryesore për integritet, furnizime publike dhe menaxhim me financat publike, si dhe ndërtimin e institucioneve shtetërore të revizionit dhe organe antikorrupsion dhe partneritete me shoqëri civile, kompani dhe media të lira dhe të pavarura, këtë e porositi euroambasadori Dejvid Gir në hapjen e Konferencës rajonale për luftë kundër korrupsionit, që mbahet sot në Shkup në kuadër të bashkëpunimit me Iniciativën rajonale kundër korrupsionit dhe Zyrën e Kombeve të Bashkuara për drogë dhe krim.

Sipas Gir, fjalët e mira nuk mjaftojnë në luftën kundër korrupsionit, ndërsa qytetarët presin rezultate, duke theksuar se konferenca e sotme e vendos korrupsionin në një kontekst më të gjerë rajonal dhe thotë se është një sfidë e përbashkët që mund të zgjidhet më së miri përmes bashkëpunimit dhe shkëmbimit të praktikave të mira.

“BE-ja, së bashku me vendet anëtare, KB-në dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë do të mbështesin partnerët tanë nga Ballkani Perëndimor në përpjekjet e tyre për të përmirësuar demokracinë, besimin e publikut në institucione dhe për të krijuar një fushë loje të barabartë, konkurrencë dhe mundësi të barabarta për të gjithë”, deklaroi Gir.

Lufta kundër korrupsionit dhe për promovimin e shtetit të së drejtës është e vështirë, nënvizoi Gir, sepse përfshin largimin e elitave dhe interesave personale që veprojnë në nivelin e krimit dhe korrupsionit, por gjithashtu mbështetet në ndryshimin e shprehive të njerëzve, shoqërisë civile dhe mediat.

“Të gjitha hulumtimet tregojnë për efektin shkatërrues të korrupsionit në mundësitë e arsimit dhe punës, dhe këta janë faktorët kryesorë që i largojnë të rinjtë nga vendi”, deklaroi Gir.

Korrupsioni, theksoi Gir, është sfidë në çdo vend dhe përpjekjet kundër korrupsionit duhet gjithmonë të përshtaten me mundësitë dhe sfidat e reja me të cilat përballen shoqëritë tona, qoftë digjitalizimi, pandemia globale, kriza energjetike ose ndikimi i luftës ruse kundër Ukrainës.

Sipas KE-së, shpenzimi nga korrupsioni ndaj krizës ekonomike është 20 miliardë euro në vit dhe lufta kundër korrupsionit, së bashku me qeverisjen e të drejtës, janë parime kryesore të Unionit.

“Ngjarjet e fundit në zemër të BE-së, në Parlamentin Evropian, treguan shumë qartë se me çfarë problemesh po përballemi edhe ne në BE. Reagimi ndaj situatave të tilla bazohet në efikasitetin dhe shpejtësinë e sistemit të drejtësisë për t’u përballur me ato akuza dhe institucionet të përgjigjen dhe t’i zgjidhin të gjitha dobësitë që e lejuan këtë”, deklaroi Gir.

Procesi aderues, sipas Gir, është një mundësi e madhe për udhëheqjen e ndryshimeve në ndërtimin e një shoqërie më të hapur dhe më të përgjegjshme. Tani është momenti, porositi Gir për mediat dhe shoqërinë civile, të jeni më shumë të angazhuar. “Tani keni mundësi për ndryshime dhe ne jemi këtu t’ju mbështesim të gjithëve”, porositi euroambasadori Gir.