Maqedoni

Gerovski: Pa Afrim Gashin në qeveri, nuk ka shumicë stabile parlamentare

Gazetari, Branko Gerovski, në emisonin debativ në TV Shenja, tha se para dhe pas këtyre zgjedhjeve kemi një përmbysje dramatike në sjelljen e VMRO-DPMNE-së, se shqiptarët mund të jenë partnerë të asaj partie dhe se shqiptari mund të jetë kryeministër.

“Një duhet ta kuptojmë. Para këtyre zgjedhjeve, gjatë zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, kemi një përmbysje dramatike në sjelljen e VMRO-DPMNE-së në idenë se shqiptarët mund të jenë partnerë të asaj partie dhe se shqiptari mund të jetë kryeministër. Ndoshta propozimi i Gashit dikujt mund t’i duket qesharak, mirëpo ai nuk ishte qesharak për Zaevin kur ia shpëtoj shumicën parlamentare. Në perceptimin e qyetarëve, perceptimin e pro trupit votues të VMRO-DPMNE-së ka nodhur një ndryshim serioz, pasi kjo parti para zgjedhjeve formoi koalicion me shqiptarët, diçka që ndodhë për herë të parë në 30 vitet e fundit në historinë politike të Maqedonisë së Veriut.

Gerovski më tej shtoi se pa liderin e Alternativës Afrim Gashin, në qeveri, nuk ka shumicë stabile parlamentare.

“Dhe tash për herë të parë propozohet një njeri, lider i cili nuk është më i rëndësishmi, i cili nuk është BDI, mirëpo për momentin u tregua vendimtar në stabilitetin e kësaj qeverie. Pa Gashin në Qeveri, nuk ka shumicë stabile parlamentare në këtë Qeveri”, deklaroi Gerovski. /SHENJA/