Maqedoni

Gerovski: Ali Ahmeti do ta caktojë mandatarin e ri për kryeministër

Gazetari dhe analisti maqedonas, Branko Gerovski, vlerëson se mandatarin e ri për kryeministër do ta caktojë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Këtë mendim Gerovski e ka shprehur përmes një postimi në Facebook.

“Nuk e ka lehtë Ali Ahmeti, ai duhet ta caktojë mandatarin e ri të LSDM-së” shkruan Gerovski. Këtë postim ai e ka bë në monentin kur është gjithnjë e më e qartë se Zoran Zaev nuk ka ndermend ta tërheqë dorëheqjen, kurse në opinion po përfliten 5-6 emra të mundshëm për pasardhës të tij. Mes tyre janë Lupcço Nikollovski, Nikolla Dimitrov, Nina Fiti, Fatmir Bytyqi, Oliver Spasovski e Radmilla Shekerinska.