Geer: Gjatë negociatave çështjet dypalëshe mbeten pas jush!
“Mbetet t`u përkushtoheni reformave”
Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve MIA, personalisht vlerëson se marrëveshja Shkup – Sofje është marrëveshja më e mirë që mund të dakordohej në ato kushte, njofton KlanM.
I pyetur nëse mund të realizohet kornizë më e mirë negociuese dhe garanca nga BE-ja se Sofja nuk do të vendos bllokime të reja, Ambasadori Gir thotë se marrëveshja do të thotë kompromis, kurse gjatë kompromiseve askush nuk është plotësisht i kënaqur.
Ai, sic njofton KlanM, u shpreh se nuk mund të garantojë se në të ardhmen nuk do të ketë bllokime tjera.
“Por, detyra jonë është që të sigurohemi se nëse ka bllokime në të ardhmen, këto paraqiten për shkak se vendi nuk ka bërë hap përpara rreth sundimit të së drejtës, për shkak se ligjet për ambientin jetësor nuk janë zbatuar, për shkak të luftës së pamjaftueshme anti-korrupsion. Me fjalë tjera, të mos fokusohemi në çështje bilaterale, por në reformat kyce që I duhen vendit për t`u bërë pjesë e BE-së. Kjo është përgjegjësia jonë”, tha Ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer.
I pyetur se çfarë do të ndodh nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese, Gir, sic njofton KlanM, thotë se BE-ja nuk do të zhduket, por, sic tha, pasojat praktike nga mospërmbushja e ndryshimeve kushtetuese do të jenë të tilla që do të anulojnë rrugën e vendit drejt BE-së.