Maqedoni

Gazsjellësit Shkup – Gostivar, deri më 22 qershor do të bëhet testimi

Deri më 22 qershor do të kryhet testim pneumatik i qëndrueshmërisë së gazsjellësit Shkup – Gostivar, për çka do të rregullohet lëvizja afër këtij seksioni të gazsjellësit.
“Për shkak të sigurisë së qytetarëve është paralajmëruar lëvizje e kufizuar në afërsi të seksionit të gazsjellësit Shkup – Gostivar, në rripin e sigurimit prej 100 metrave nga të dyja anët e gypit.”, informojnë sot në mëngjes nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
Siç sqarojnë nga QMK-ja, kjo është për shkak të testimit pneumatik të qëndrueshmërisë dhe të papërshkueshmërisë së gazsjellësit magjistral në tre intervale kohore të njëpasnjëshme në periudhën deri më 22 qershor.