Gazetarja greke pyet Ramën për marrëdhëniet me Turqinë/ Kryeministri: Jeni xheloze?
Kryeministri Edi Rama i ftuar në Forumin e Parë Ekonomik të organizuar në Shkup ka komentuar marrëdhënien e Shqipërisë me Turqinë, si dhe qëndrimin e Greqisë përballë aleatit tonë.
Ndërsa u pyet nga gazetarja greke se si i ka marrëdhëniet me Turqinë, Rama tha se ne i kemi shumë të mira dhe të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Greqia apo BE.
Kryeministri nuk nguroi ta cilësonte pyetjen e gazetares edhe me ‘nota xhelozie’, por në këtë moment gazetarja u kundërpërgjigj se Greqia nuk është xheloze ndaj Turqisë, por kjo e fundit ndonjëherë shkel të drejtën ndërkombëtare.
Gazetarja: Si janë marrëdhëniet me Turqinë?
Rama: Jeni xhelozë? Greqia duhet të ketë marrëdhënie të mira me Turqinë, BE duhet të ketë marrëdhënie të mira me Turqinë. Mos jeni xheloze nga kjo marrëdhënie se është një marrëdhënie e frytshme për të dyja palët, për ne është shumë e qartë jetojmë në mes të trekëndëshit dhe njerëzit, historia na ka bërë partnerë strategjik.
Duke i njohur të dy burrat mendoj që në qoftë se qëndrojnë përballë njeri-tjetrit dhe shihen në sy ata mund të bëjnë punë të mrekullueshme për këtë marrëdhënie. Ata janë të dy burra që kujdesen për popujt e tyre. Jetojmë në një rajon plot xhelozi dhe nuk jeni të vetëm.
Gazetarja: Nuk ka të bëjë me xhelozinë, ka të bëjë me faktin që Turqia ndonjëherë shkel të drejtën ndërkombëtare.
Rama: Po flisja për xhelozinë tuaj, jo atë zyrtare se nuk më takon mua.
Top Channel