Gazetari shqiptar në Bruksel: Ja si Rama mund t’i bëjë presion Vuçiçit që të njohë Kosovën (Video)
Gazetari Ekrem Krasniqi thotë se Shqipëria dhe Kosova duhet të marrin vendime të përbashkëta politike, në raport me Serbinë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Ekrem Krasniqi u shpreh se nëse Serbia nuk njeh pavarësinë e Kosovës, Shqipëria duhet të dalë nga nisma rajonale, Ballkani i Hapur.
“Çfarë do të ndodhte, nëse Shqipëria do thoshte, meqënëse ju nuk jeni të interesuar për të njohur Kosovën, ne tërhiqemi nga Ballkani i Hapur. Një vendim i përbashkët politik Prishtinë-Beograd, do të ndihmonte pozicionin e Kosovës përballë presionit të Perëndimit dhe Serbisë, për dialogun në Bruksel.
Pse jo? Pse të mos e sfidojë Prishtina dhe Tirana së bashku, Serbinë, por edhe BE-në dhe SHBA-të. Idetë nuk bëjnë dëm, varet sesi do trajtohen dhe fati i tyre nëse janë të mirë ose të këqija”, theksoi ai.