Gazetari kroat: Do të ketë pak luftë, por do të krijohet Shqipëria e Madhe
Vellimir Gërgiq
Duke komentuar teoritë e konspiracionit, gazetari, skenaristi dhe producenti kroat Vellimir Gërgiq ka rrëfyer një bisedë lidhur me krijimin e Shqipërisë së Madhe.
Ai është ndër ata që besojnë se nuk duhet të besoni në gjithçka që mendohet se është teori konspirative, por edhe se nuk duhet që gjithçka të hidhet poshtë.
Duke argumentuar këtë pozicion, Gërgiq ka treguar për një bisedë me një person për të cilin thotë se ka shumë ndikim në Kroaci. Sipas tij, biseda është zhvilluar para 10 vjetëve në Londër dhe se ka të bëjë me idenë për Shqipëri të Madhe.
“Kam qenë me një njeri shumë të fuqishëm, i cili këtu është me influencë të madhe që nga fillimi i viteve të 90-ta, sepse ka qenë i afërt me ish-presidentët e Kroacisë Franjo Tugjman, Stjepan Mesiq dhe të tjerë. Ai ishte gjithmonë në hije dhe kurrë nuk keni mundur ta shihni në ndonjë pozitë, në qeveri, para kamerave. Ai është pjesë e ekipit që di të vendosë sistemin. Ata janë arkitektët e sistemit, sepse dikush duhet të bëjë sistemin”, ka thënë ai.
Përveç tjerash, ai më ka folur edhe për Shqipërinë e Madhe.
“Më ka thënë se ka qenë në Institutin për Politikë dhe Histori dhe se krijimi i Shqipërisë së Madhe është një temë shumë e nxehtë, më pat thënë: “I kam parë hartat, ekziston një lobim, ka financime për këngëtarë me origjinë shqiptare, lobim të intensifikuar në Holivud, hartat janë të gatshme, do t’i kushtojë një pjese të Serbisë, do të bëhet pak luftë, nuk do të bëhet në vendin tuaj, mos u shqetësoni”, ka pretenduar Gërgiq.
Ai ka theksuar se ishte vetëm një nga temat e bisedës së tyre, e më pas tregon se çfarë pasoi.
“Pas disa javësh në një ndeshje futbolli (Serbi – Shqipëri në Beograd, në vitin 2014 për kualifikimin në Kampionatin Evropian të Futbollit) ndodhi një dron me flamurin e Shqipërisë së Madhe. Ri ndezët i gjithë tregimi për Shqipërinë dhe Kosovën, shfaqet këngëtarja Dua Lipa… Gjithçka që paralajmëroi, përveç krijimit përfundimtar të Shqipërisë së Madhe, u realizua”, deklaroi ai.
Ai po ashtu ka theksuar se bashkëbiseduesi i tij në Londër i ka thënë se çdo ide politike mund të realizohet nëse financohet.