Gazetarët do të protestojnë para Gjykatës në Shkup
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik organizojnë protestë para Gjykatës Civile në Shkup të premten, më 17 nëntor 2023, në ora 11:00.
“Të ngremë zërin kundër praktikës gjyqësore të sjellur me vendimin ndaj Laboratorit të Gazetarëve Investigativ, me të cilin gjykata i ngarkoi vetes rolin e përcaktimit se kush mund dhe kush nuk mund të jetë gazetar. Gjykata nuk ka të drejtë të përcaktojë se cilat media online dhe organizata të shoqërisë civile lejohen të angazhohen në gazetari”, thuhet në njoftimin e SHGM.
Deklaratat për shtyp janë planifikuar për në orën 11:30.
Vend grumbullimi i protestës është platoja përballë Qendrës Kulturore Rinore në orën 10:40, prej ku gazetarët do të nisen drejt Gjykatës Civile.