MaqedoniRajon - Botë

Gazë, thellohet kriza humanitare

Pas pesë muajve luftë në Lindjen e Mesme, kriza humanitare po thellohet edhe më shumë. Njoftimi i ShBA-së për të ndërtuar një port të përkohshëm detar në Gaza për të transportuar ndihma humanitare, ofron një fije shprese se vuajtjet civile do të lehtësohen. Megjithatë, OKB-ja ka paralajmëruar se transporti ajror ose detar nuk mund të zëvendësojë rrugën tokësore.

“Vuajtjet në Gazë janë të mëdha. Pashë 2,500 kamionë të ngarkuar me ndihma humanitare që prisnin të hynin brenda. Sfidë është siguria dhe shpërndarja, kështu që ne kemi ofruar opsione për transportin nga deti në mënyrë të mund të sillet ndihma në Gazë.”, – deklaroi gjeneral komandanti i Komandës Qendrore të ShBA-së, Erik Kurilla.

Ndërkohë Tel Avivi me qëndrimin se është e rëndësishme që ndihmat të mos përfundojnë në duart e Hamasit. Jordania, në bashkëpunim me vende të tjera, kreu sulme ajrore me avionë të Forcave Ajrore Mbretërore të Egjiptit, Shteteve të Bashkuara, Francës, Holandës dhe Belgjikës.

“Izraeli kontrollon të gjithë ndihmën. Ne po përmirësohemi në shpërndarje, por Hamasi ende po përpiqet të vjedhë ndihmën. Unë do t’ju them kategorikisht se nuk ka kufizime në sasinë e ndihmës që mund të shkojë në Gazë.”, – theksoi zëdhënësi i Qeverisë së Izraelit, Avi Hyman.

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit po bëhen përgatitjet e fundit, festë kjo e cila sivjet është ndryshe për palestinezët. Luftimet sipas të gjitha gjasave do të lënë në hije festimin e muajit të shenjtë në Bregun Perëndimor, i cili ka pasur një rritje të dhunës që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor.

“Siç e shihni, situata është e mjerueshme. Punëtorët dhe punonjësit nuk janë paguar.”, – tha një punëtor.

“Çdo vit ka gëzim për Ramazanin, por këtë vit është e çuditshme, sepse ka luftë. Nuk ka fuqi blerëse, çmimet e mallrave janë të larta.”, – u shpreh një tregtar perimesh.

“Askush nuk ka dëshirë të përgatisë apo festojë muajin e Ramazanit, sepse të vrarët në Gazë janë njerëzit tanë.”, – tha një banor i Ramallahit.

Negociatat për armëpushimin në Rripin e Gazës janë aktualisht në bllokim. Ato pritet të vazhdojnë javën e ardhshme, pavarësisht paralajmërimeve se do të ketë një armëpushim deri në fillim të muajit të shenjtë.