Lajmet e reja

Gashi: Zaev na ftoi në Qeveri, por para një jave kishim iniciativë për rrëzimin e Qeverisë

Lideri i Alternativës, Afrim Gashi ka deklaruar se ka ardhur në takimin me kryeministrin Zoran Zaev që të sheh se si ai tenton ta zgjidhë krizën politke dhe se si ata e shohin Alternativën.

“Zaev na ftoi që të jemi pjesë e shumicës parlamentare, por nga ana tjetër, siç e dini, ne para një jave kishim një iniciativë të opozitës që të bjerë kjo Qeveri dhe të krijohet një shumicë e re. Prandaj, unë si kryetar i partisë, duke e parë seriozitetin e situatës, duke e parë se gjendemi në një krizë politike – institucionale”, tha Gashi, duke lënë të nënkuptohet se nuk ka marrëveshje për koalicionim.