BallinaMaqedoni

Gashi: VLEN edhe gjatë kohë do t’i përfaqësojë shqiptarët

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në një intervistë për “Fokur” tregon perspektivën e tij për shkuarjen në dasmë me makinë zyrtare, për incidentin në aeroportin e Shkupit, për lutjen në Kuvend në përvjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, por edhe për ngjarje të tjera që e sollën në fokus të opinionit.

Siç transmeton portali lideri.mk, Gashi flet edhe për situatën politike, duke tehksuar se VLEN gjatë kohë do t’i përfaqësojë shqiptarët. Më tutje Gashi flet edhe për procesin e integrimit evropian, për situatën te gjyqësori, e kështu me radhë.

“Nuk kishte kurrfarë sulmi në Aeroportin e Shkupit, reagimi im ndoshta parandaloi incident më të madh me viktima njerëzore”, ka thënë mes tjerash Gashi.

Ai është i bindur, transmeton më tej portali lideri.mk, se po zhvillohet fushatë për ta diskredituar.

“Zgjedhja ime u bazua në merita, jo në pazare ose lidhje të dyshimta. Për dallim nga disa eksponentë të ngjashëm politikë, unë nuk kam familjarë në pozita të larta shtetërore, nuk mund të gjesh asnjë rast të keqpërdorimit të pozitës për përfitime personale apo familjare, ka thënë Afrim Gashi për “Fokus”./Lideri