Maqedoni

Gashi: Vdekja e mulla Mahmud Asllanit lajm pikëllues

Pas vdekjes të mualimit të madh Mahmud ef. Asllani, ngushëllime ka shprehur edhe kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi.

Në një postim në rrjetin social facebook, Gashi ka thënë se vdekja e Mahmud efendiut është humbje shumë e madhe.

Në vijim ja edhe postimi i plotë i kryetarit Gashi:

Lajmi se ka kaluar në amshim Mulla Mahmud Asllani është lajm pikëllues për të gjithë ata mijëra talebe, që janë ulur së paku një herë para rales së tij, por edhe për të gjithë ata që kanë dëgjuar për punën e tij vetëmohuese e iluminuese.
Emri i tij do të mbetet i paharruar dhe ai çdoherë do të përmendet me admirim, dashuri, respekt e mall si për njeriun, mësuesin dhe dijetarin që më shumë se gjysmëshekulli e ka përndritur popullin tonë.
Zoti e pastë mëshiruar atë, Zoti i dhashtë sabër familjes së tij dhe inshaallah emrin e tij e zëvendëson me një si ai!
Afrim Gashi