Maqedoni

Gashi: Urime gjithë qytetarëve, arritëm fitore evropiane

Sot, më në fund, Kuvendi i RMV-së i votoi konkluzionet për pranimin e propozimit të KE-së për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.
Kështu e kemi përmbushur detyrimin tonë historik si shtet dhe si komb, ndërsa në këtë mënyrë është përmbushur edhe pika e parë e marrëveshjes së Alternativës për inkuadrim në qeveri.
Fitorja e jonë e parë europiane tashmë është arritur.
Urime të gjithë qytetarëve!
Urime të gjithë shqiptarëve!
Urime të gjithë aktivistëve të Alternativës!
Vazhdojmë…