BallinaMaqedoni

Gashi takon Orbanin: Falemnderit Hungari për mbështetjen!

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka pritur në takim kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni. Gashi tha se e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Maqedonisë së Veriut, në rrugën e saj drejt BE-së dhe shtoi se, bashkëpunimi mes dy parlamenteve duhet të thellohet dhe zhvillohet në të gjitha nivelet

“Sot pata takim me Presidentin e Qeverisë së Republikës së Hungarisë, Viktor Orbán, i cili po viziton vendin.

E falënderova Hungarinë për mbështetjen e vazhdueshme në rrugën e integrimit evropian të vendit, që është padyshim rezultat i marrëdhënieve që vendet tona kanë ushqyer që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1994.

E informova për themelimin e Grupit për Bashkëpunim me Hungarinë në fillim të mandatit dhe i bëra ftesë Kryetarit të Parlamentit hungarez që të vizitojë vendin, duke theksuar se bashkëpunimi mes dy parlamenteve duhet të thellohet dhe zhvillohet në të gjitha nivelet, përmes vizitave kthyese presidenciale, grupet për bashkëpunim, deputetë dhe zyrtarë”, ka shkruar Gashi.