Maqedoni

Gashi takon ambasadoren Hollshtajn, Gjermania mbështet angazhimin e Alternativës

Kryetari i Alternativës Afeim Gashi, bashkë me nënkryetaren Safije Sadiki – Shaini, sot është takuar me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup, Sh.S. znj. Anke Holstein.
Duke diskutuar për zhvillimet politike në vend, gashi ka informuar Ambasadoren Holstein me qëndrimin e Alternativës përkitazi me procesin integrues dhe ndryshimet e mundshme kushtetuese.
“Me këtë rast e diskutuam me Ambasadoren edhe propozim-ndryshimin e Alternativës që lufta kundër korrupsionit të sanksionohet në kushtetutë, ashtu që lëndët e tilla të mos mund të vjetrohen.
Ambasadorja e përshëndeti angazhimin tonë dhe na inkurajoi në procesin eurointegrues të vendit.
Gjermania mbetet ndër aleatët tanë kryesorë në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian”, njoftoi Gashi pas takimit.