Gashi: Rexhailin do ta kujtojmë si njeri të virtytshëm e të angazhuar për liri
Vdekja e Rexhail Qerimit është lajmi më i trishtë që na vjen në këtë vit, thotë kryetari i Alternativës Afrim Gashi në mesazhin e tij ngushëllues. Në këtë mesazh Gashi rikujton kontributin e tashmë të ndjerit Qerimi.
“Përveçse nuk arriti ta shijojë drejtësinë e kësaj bote, do ta kujtojmë gjithnjë si njeri të virtytshëm e të angazhuar për liri. Përkundër angazhimit tonë që edhe rasti i tij të hetohet në instanca ndrërkombëtare, caktimi i Zotit paska qenë që – para se ta shijojë drejtësinë e kësaj bote – të bashkohet me Drejtësinë Absolute.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij dhe qoftë xheneti shtëpia e tij e përhershme!”, shkruan Gashi.