September 28, 2024
BallinaMaqedoni

Gashi priti në takim presidenten Vjosa Osmani: Jemi vende partnerë në agjendën euroatlantike!

Kryeparlamentari Afrim Gashi ka pritur sot në takim në kabinetin e tij presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Sot kisha kënaqësi ta pres Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu.
Gjatë një takimi miqësor e të përzemërt e ritheksuam se Maqedonia e Veriut dhe Kosova, si dy vende fqinje, jo vetëm që kultivojnë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe nuk kanë asnjë çështje të hapur, por ato janë edhe dy vende partnere në agjendën euroatlantike”, njoftoi kabineti I kryeparlamentarit Gashi pas këtij takimi.