Maqedoni

Gashi ngushëllon familjen e Ismail Rexhepit-Malës: E kishim kolegë të respektuar në fakultet!

Kalimi në botën e amshueshme i Ismail Rexhepit – Malës është një lajm i hidhur jo vetëm për familjen, miqtë e bashkëluftëtarët e tij, që kanë të drejtë të jenë sot të mërzitur, por edhe për neve që e kemi pasur koleg fakulteti dhe shok.
Gjithnjë do ta kujtoj si njeri i dashur, i përkushtuar dhe i zellshëm në punë të mira.
Lutem që Zoti ta ketë mëshiruar shpirtin e tij fisnik dhe familjes së tij t’i japë durim e paqe shpirtërore.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Malën!