Maqedoni

Gashi: Ndryshimi tek shqiptarët është i paevitueshëm

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, për Euronews, tha se shqiptarët gjatë kohë e kanë pritur një bashkim të opozitës dhe se momenti ata kur janë ulur, kanë shtrënguar duart dhe kanë nënshkruar marrëveshje, është krijuar një klimë aq pozitive e cila jeton me ndryshimin.

“Po të jeni sot në një vendbanim shqiptar në Maqedoninë e Veriut nuk mund të mos e ndjeni frymën e ndryshimit, një vullnet shumë të madh të çeliktë për ndryshim. Mendoj që ndryshimi është i paevitueshëm dhe është mirë që po ndodh kjo”, tha Gashi.

Gashi shtoi se është mirë edhe për BDI-në që të qëndrojë të kalojë në opozitë të reformohet, për shkak se, tha ai, ata ende po mundohen me blerje të votës, me shantazhe, me metoda të shekullit të kaluar mundohen ta mbajnë veten në pushtet.

“Por besoni se pas 22 viteve gjithkujt i është bërë bajat BDI-ja, edhe vet atyre”, tha Afrim Gashi.