Gashi mirëpriti ambasadoren Ageler: Mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve!
Kryeparlamentari Afrim Gashi sot në Kuvend, mirëpriti në një takim të përbashkët Ambasadoren e SHBA-së, zonjën Angela Aggerler, si dhe deputetët alumni të programeve amerikane.
“Kjo ngjarje ishte një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet tona me SHBA-në dhe për të reflektuar mbi angazhimin e pazëvendësueshëm të këtij partneri të palëkundur në zhvillimin e Maqedonisë së Veriut. Shpreha mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve, si dhe faleminderova deputetët alumni që kanë kontribuar në forcimin e marrëdhënieve me SHBA-në”, njoftoi kryeparlamentari Gashi pas takimit, shkruan Lideri.mk.
Në këtë takim ai ka theksuar se mbetet i përkushtuar për të vazhduar këtë bashkëpunim të frytshëm./Lideri