Kosovë

Gashi i LDK-së: Po afrohet fundi i Albin Kurtit

Arben Gashi, kandidat edhe për një mandat si deputet nga LDK, ka komentuar gjuhën me tone të larta e të ashpër të kryeministrit Kurti, drejtuar opozitës, dje në një tubim në Mitrovicë.

Sipas Gashit, Kurti “po çirret sepse nuk ka asgjë për të treguar” dhe sepse “fundi i tij po afrohet”.

Madje, Gashi e ka cilësuar kryeministrin si “të korruptuar e të paaftë”.

“Pas 4 viteve si kryeministër, Kosova është më e zhgënjyer se kurrë. Çirret me zë të lartë sepse:

Skandali Marin Berisha po i del nga kontrolli.

35 milionë euro u zhdukën në KEK nga Nagip Krasniqi.

Çmimi i energjisë elektrike u dyfishua.

Rezervat shtetërore u vodhën dhe Rozeta e skandaleve po del në pah.

Çmimet e miellit, vajit e sheqerit u dyfishuan.

3200 tenderë me një burim po mbulohen me britma të kota.

Sanksionet ndërkombëtare po izolojnë Kosovën”, ka thënë Gashi.