Gashi: Gjuha shqipe është lodhur nga politika
Kryetari i Kuevendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi tha se, gjuha shqipe është e lodhur nga politika, ndërkohë që përmendi ëndrrën e Faik Konicës ku gjuha shqipe i shfaqet si një grua e bukur, por e veshur me lecka, përcjell TV21. Gashi tha se, ndonëse gjuha shqipe ka një nivel të avancuar të përdorimit zyrtar, ende duhet përmirësuar.
“Gjuha shqipe është lodhur nga politika. Kjo shpesh ma kujton ëndrrën që e përshkruan Faik Konica, në të cilën i shfaqet një grua e bukur, por e veshur me lecka, me ç’rast i thotë, unë jam gjuha shqipe e hidhëruar nga mundimet që po heq dhe mundimet që me rrethojnë. Siç e dini, në vendin tone, gjuha shqipe ka një nivel të avancuar të përdorimit zyrtar, por padyshim, ende ka shumë hapësirë për përmirësim dhe drejtim të respektimit të përdorimit të saj”, tha Gashi.