Ganiu “shuplakë” Bujar Osmanit: Ti me shokët e tu po bëni anarki duke shkelur statutin e BDI-së!
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, njëherë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, ka hedhur poshtë pretendimet e Bujar Osmanit, zëdhënësi të BDI-së në emisionin 360 shkallë në Alsat për shkelje të statusit të partisë.
“Të akuzosh për shkelje statuti të partisë në momente kur punon për mirëqenien jo vetëm të banorëve të Çairit por të të gjithë shkupjanëve, është gjë tepër e ulët….Për çdo koalicionim apo bashkëpunim dhe për çdo detal nga ato koalicionime e bashkëpunime që kemi bërë në nivel lokal qoftë në periudhën e zgjedhjeve apo dhe pas zgjedhjeve jemi konsultuar dhe e kemi informuar për gjithçka liderin e partisë Ali Ahmetin dhe gjithçka që kemi bërë e kemi bërë me aminin e tij”, thuhet të reagimin e Ganiut.
Ai thotë se për bashkëpunimin apo koalicionin që është vendosur në Qytetin e Shkupi është diskutuar në kryesinë e BDI-së dhe se për këtë ka qenë i njoftuar edhe kryetari Ali Ahmeti.
“Për bashkëpunimin me Qytetin e Shkupit që ti e përmende në emisionin 360 shkallë në Alsat është diskutuar në Kryesinë qendrore të BDI-së dhe për këtë temë ka dhënë sqarime vet nënkryetari Izet Mexhiti dhe sekretari organizativ Blerim Bexheti ku një bashkëpunim të tillë e ka konfirmuar kryetari Ali Ahmeti.
Dhe shumë mirë të kuptoj se përse pikërisht tani e hap një temë të tillë sepse dëshiron shkeljet e juaja t’jau mveshni të tjerëve. Të kuptoj edhe më shumë ty Bujar përse e hap një temë të tillë sepse ishe pikërisht ti ai që theve statutin partiakë bashkë me Artan Grubin atëherë kur u futët në mënyrë klandestine në kryesinë qendrore të BDI-së pa kaluar asnjë filtër partiak, pa qenë anëtarë i këshillit vendor, pa qenë anëtarë i degës dhe pa u përzgjedhur nga strukturat. E ti prapë e theve statutin kur u caktove koordinator në Çair më 5 mars”, thotë Visar Ganiu.
“Nuk është shkelje statuti kur diçka bën për të mirën e popullit, kur e zhvillon mirëqenien e atij populli dhe kur gjithçka që bën e bën në koordinimin me liderin e partisë. Satutin po e thenë edhe sot Bujar kur po akuzon për shkelje të statutit deri sa po punojmë për popullin tonë për ata që na kanë zgjedhur. Populli pret shumë nga ju e jo të luani rolin avokatit se u shkel apo nuk u shkel statuti partiak. Bujar kësaj që po bën ti e ata shokë ministra me ty, as më pak e as më shumë i thonë anarki partiake!”, thuhet në reagimin e Visar Ganiut, kryetar i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, njëherë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së. /alsat.mk