Maqedoni

Ganiu: Grubi nuk është i interesuar të hapë kufij por të hapë kazino

Nuk ka asgjë reale nga deklarata e Artan Grubit për kufirin Miratoc-Stançiq, në vendin e ngjarjes. Kështu tha Visar Ganiu, nga Lidhja Evropiane për Ndryshim, duke shtuar se atje ka vetëm drunj dhe ferra. Ndërsa, për faktin që nuk është lëshuar ende kufiri në përdorim, tha se fajin e hodhi tek shteti serb. Ganiu akuzoi BDI-në se nuk merren me problemet e qytetarëve, por me hapje të sa më shumë kazinove.

Visar Ganiu, Lidhja Evropiane për Ndryshim

“Kur ishte puna për Ballkanin e Hapur, shumë shpejtë kontaktonin me Vuçiqin, bile edhe marshonin nëpër rrugët e Maqedonisë bashkë, duke i tregu atij monumentet se sa ishin të rëndësishme, kurse për punën e kufirit nuk paskan komunikim. Kërkoi nga Bujar Osmani që të bisedoj në të ardhmen që të zgjidhet ky problem. Mendoj se ata nuk kanë hyrë për të zgjidhur problemet e shqiptarëve që i tangojnë, që me të vërtetë ballafaqohen, por kanë hyrë që të hapin sa më tepër kazino”.

Përndryshe, zëvendës kryeministri Artan Grubi para disa dite, gjatë qëndrimit në Kumanovë deklaroi se ata e kanë nënshkruar marrëveshjen me Serbinë, e kanë miratuar në Qeveri, e kanë ratifikuar në Parlament, e kanë ndërtuar rrugën, e kanë dërgu internetin dhe telefonin, por se pala serbe nuk ka interes që të angazhohet për pjesën e saj.

Kufiri Miratoc-Stançiq premtohet me vite dhe në çdo cikël zgjedhor të BDI-së.