Maqedoni

Gallup: Për 70% e bullgarëve më e rëndësishme është zgjidhja e kontestit se sa anëtarësimi i RMV-së në BE

Mbi 70 për qind e qytetarëve bullgarë e konsiderojnë si prioritet zgjidhjen e marrëdhënieve të Shkupit me Sofjen, e jo anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut drejtë Bashkimit Evropian. Më të rinjtë dhe grupet e ndryshme pakicë janë pak më të distancuar nga tema, tregojnë të dhënat e hulumtimit “Galup Interneshënëll Ballkan”, transmetoi BNR. Hulumtimi është zbatuar “sy më sy” me tabletë në periudhën prej 25 nëntor deri më 3 dhjetor, në mesin e 803 qytetarëve bullgarë të moshës madhore.

Siç informon korrespondenti i MIA-s nga Sofja, sipas hulumtimit, 71,1 për qind e bullgarëve konsiderojnë se më me rëndësi është që të rregullohen marrëdhëniet e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë, ndërsa nuk është aq me rëndësi nëse Republika e Maqedonisë së Veriut do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Mendim të kundërt kanë 7,5 për qind, përderisa të tjerët 21,4 për qind dyshojnë.

Pak më të prirur drejtë injorimit të problemeve në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë më të rinjtë dhe njerëzit me arsim më të ulët. Megjithatë, pjesëmarrja e atyre të cilët e mbështesin opsionin që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së, pa dallim të problemeve në marrëdhëniet me Bullgarinë, nuk tejkalon një të dhjetën. Më të fuqishëm në qëndrimin se më me rëndësi është të rregullohen marrëdhëniet mes të dyja vendeve, e jo aq nëse Maqedonia e Veriut do të hyjë në BE janë më të vjetrit, grupmoshat mbi 45 vjet dhe banorët e Sofjes. Pjesa më e madhe e tyre që dyshojnë, janë në mesin e të anketuarve më të rinj, personat me arsim fillor ose më të ulët, si dhe të anketuarit të cilët identifikohen si turq dhe romë. Në Sofje, ku jetojnë persona me të ardhura dhe arsim më të lartë, më vitet më aktive ekonomike – ata të cilët japin prioritet anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE janë vetëm 2 për qind, ndërsa mendimi i kundërt është afër 80 për qind.

Në mesin e elektoratit të partive bullgare gati janë njëzëri -mbi 80 për qind e mbështetësve të “Vazhdojmë me ndryshimin” dhe të GERB janë të qëndrimit se zgjidhja e marrëdhënieve është prioritet, ndërsa pastaj vjen rruga e Maqedonisë së Veriut drejtë BE-së. Pak më e madhe është pjesëmarrja e atyre që dyshojnë mes DPS, por edhe atje, më së shumti janë të qëndrimit se “më me rëndësi është zgjidhja e marrëdhënieve”. Është interesante që në mesin e simpatizantëve të BSP, ka pjesë më pak të rëndësishme të dyshimit sa i përket pasqyrës së përgjithshme.