Sport

Futbollisti nga Shkupi bëri sexhde falënderimi pasi shënoi gol për Shqipërinë

Futbollisti i kombëtares shqiptare Jasir Asani, pas një goli spektakolar ndaj Polonisë, ka rënë në sexhde falenderimi ndaj Zotit.

Kështu, edhe te kuqezinjtë po shfaqen ata që jo thjesht bëjnë shqiponjën, në shenjë atdhedadhurie, por dhe i falen Krijuesit për aftësitë që u ka dhuruar dhe suksesin që u ka mundësuar në fushë.

Asani është njëri prej tyre që shkëlqeu jo vetëm me golin e realizuar, ndër më të bukurit në historinë e kombëtares shqiptare, por dhe me shfaqjen e besimit të tij në mënyrën më sublime, siç Zoti e meriton dhe e urdhëron, duke i rënë në sexhde falenderuese. /tesheshi.com/