Fundoset një anije në brigjet e Japonisë, tetë persona të vdekur
Fundoset një anije në brigjet e Japonisë, tetë persona të vdekur
Tetë persona vdiqën pasi një anije mallrash u fundos në ujërat e Japonisë, informuan autoritetet kineze. Punonjësit e shpëtimit kërkuan të mbijetuar që kur anija Jin Tian u fundos të martën në mbrëmje.
Gjashtë nga të vdekurit janë shtetas kinezë, sipas Lu Guijun, konsulli i përgjithshëm i Kinës në qytetin japonez të Fukuokas.
Pesë personat që u shpëtuan thuhet se janë në gjendje stabile.
Autoritetet japoneze ende nuk e konfirmuan numrin e të vdekurve të dhënë nga Lu, por thanë se nëntë persona mbeten të zhdukur. Deri më tani nuk u dha asnjë arsye për fundosjen e anijes.
Jin Tian, një anije mallrash që pati një ekuipazh prej 22 personash, dërgoi një sinjal shqetësimi nga një pozicion rreth 110 km (68 milje) në perëndim të ishujve të largët dhe të pabanuar Danjo në Japoninë jugperëndimore, pranë kufirit detar me Korenë e Jugut, shkruan BBC, përcjell KosovaPress
Sipas MarineTraffic, anija ishte larguar nga Port Klang në Malajzi muajin e kaluar. Ai ishte planifikuar të mbërrinte në Incheon, Kore e Jugut, të mërkurën.