Fundjava e zgjatur e festave sjell shumë turistë në Liqenin e Ohrit
Sipas lajmërimeve të hotelierëve kjo fundjavë e zgjatur e festave të Pashkëve ka sjellë shumë turistë në Liqenin e Ohrit. Pothuajse të gjitha kapacitetet e hoteleve janë të mbushura, ndërsa ka turistë nga vendi, rajoni por edhe turistë të huaj. Hotelierët thonë se festat kanë bërë që edhe sezoni turistik të fillojë më herët këtë vit, e pritet qe të ketë rezultate pozitive.
“Nuk mund ta quaj sezon turistik por ka indicie për të filluar më herët këtë verë jemi pozitiv në këtë aspekt, besoj se do të kemi turistë mjaftueshëm, majin dhe qershorin, kuptoet korriku dhe gushti. Kemi nga Kroacia, Bosna, kemi klientë nga Shqipëria Kosova, dmth festat do të jenë të mbushura”, u shpreh– menaxheri i një hoteli Visar Lumani.
“Çdo vit për pashkë ne kemi mysafirë, nuk është festë për të qëndruar në shtëpi, kemi turistë nga jashtë, grupe nga Greqia që festojnë Pashkët këtu dhe siç kalojnë muajt presim çdo ditë e më shumë turistë”, theksoi menaxhere e hoteli Ana Jancheva.
Mungesa e punëtorëve në sektorin e hotelierisë është shqetësuese thone hotelierët, megjithatë Struga ende mbahet me punëtorët lokal, ndryshe nga Ohri ku një pjesë e madhe e objekteve gastronomike tashmë kanë marrë punëtorë nga vendet e largëta.
“Nuk kemi akoma punëtorë nga jashtë janë punëtorë tonë të Strugës dhe rrethinës”, u shpreh– menaxheri i një hoteli Visar Lumani.
“Mungesa e punëtorëve çdo vit është më shqetësuese, çdo vit është më vështirë shumë prej tanëve në pērgjithësi ikin jasht për rroga dhe kushtë më të mira, megjithatë ne momentalisht nuk kemi planifikuar të punësojmë punëtorë të huaj, dhe deri tani mirë jemi me fuqinë punëtore lokale”, theksoi menaxhere e hoteli Ana Jancheva.
Festat e një pas njëshme të fillimit të muajit maj kanë mbushur edhe shëtitoret dhe tregjet. Edhe pse koha e ndryshueshme nuk premton shumë, kjo e shtunë në Strugë ngjasonte më një ditë të ngarkuar vere, gjë që ndikoj drejtpërsëdrejt edhe tek bizneset e vogla por dhe ekonomia lokale./TVM2