June 26, 2024
Maqedoni

Fronti Europian në krye me BDI-në të dielën mblidhet në Tetovë! Do të ndërmerren veprime për “shkelje të legjitimitetit”?

Fronti Europian i kryesuar nga BDI pritet që të dielën në Pallatin e Kulturës në Tetovë të realizojnë tubim të përbashkët. Në tubimin e thirru për ora 13 do të marrin pjesë funksionarë të ndryshëm të partive që janë pjesë e Frontit Europian.

Jozyrtarisht, TV21 mëson se liderët e Frontit Europian do të nënshkruajnë “non paper” në lidhje me, siç thonë ata, shkeljen e legjitimitetit pas zgjedhjeve të 8 majit. Mësohet se “non paper” do të deponohet në përfaqësitë e ndryshme të faktorëve ndërkombëtar në vendin tonë. Nuk dihet se çfarë saktësisht do të përmbajë dokumenti.