Maqedoni

Frçkoski: Nëse bullgarët hyjnë në Kushtetutë, do të duhet të pranojnë se janë të ndryshëm nga maqedonasit

Kushtetuta jonë është e shkurtër dhe interpretimet i janë lënë Gjykatës Kushtetuese e cila e përshtat atë me realitetin. Disa ndryshime aktuale janë të gabuara, thotë Ljubomir Frçkoski i cili është një nga krijuesit e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.

“Ideja se korrupsionin në drejtësi do ta zgjidhni me Kushtetutë është e gabuar. Nuk i takon modelit të zgjedhë, por zgjedhjes së ekzekutivit nëse do të zbatojë një kulturë politike për të mos ndikuar në drejtësi. Amendamenti në Prokurori është represiv, sepse tani kemi njerëz të cilët janë pafund në paraburgim sepse Prokuroria nuk mund të ngrejë aktakuzë për gjashtë muaj”, thotë Frçkoski për “Utrinski Brifing”.

Frçkoski nuk e konsideron problem që bullgarët në Maqedoni të përfshihen në preambulën e Kushtetutës.

“Preambula nuk është pjesë operative por memorie historike. Pra nuk është problem të zgjerohet duke shtuar bullgarët. Kështu bullgarët pranojnë se në Maqedoni ekziston një pakicë bullgare që është e ndryshme nga maqedonasit. Me hyrjen në BE hapet neni 118, i cili i referohet marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat më pas do të zbatohen drejtpërdrejt pa ndërmjetësimin e ekzekutivit dhe një pjesë të sovranitetit ia kalojmë BE-së”, sqaroi Frçkoski.