Fotografia e Marko Gjuriqit me Milan Radoiçiqin, mund të ketë pasoja për Serbinë
Fotografia e Marko Gjuriqit me Milan Radoiçiqin, mund të ketë pasoja për Serbinë
Fotografia e Marko Gjuriqit me Milan Radoiçiqin, mund të ketë pasoja për Serbinë
Para 49 min
Fotoja e ambasadorit serb në SHBA, Marko Gjuriq dhe ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili është në listën e zezë amerikane dhe i kërkuar nga INTERPOL-i për sulmin terrorist në Bansjkë, veri të Kosovës, mund të ketë pasoja për Serbinë, por edhe për Gjuriqin.
Ditë më parë në rrjetin “X” është publikuar një fotografi e Gjuriqit dhe Radoiçiqit në një restorant.
Pesëshja dhe MVP i xhiros së 24-të në Superligë…Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni…Gjykata e Apelit lë në burg Altin Çokun…Presidenti çek vjen me një deklaratë befasuese rreth “pranisë…Afër vendkalimeve kufitare, Serbia hap “degë dhe bankomate” për ser…
Radoiçiq para autoriteteve serbe dyshohet se bashkë me një grup të cakuar kanë kryer vepra penale të komplotit për kryerjen e veprave kriminale, prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe lëndëve shpërthyese dhe krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.
Kjo pasoi pasi ai vetë publikisht mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit të armatosur ndaj Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës.
Departamenti Amerikan i Financave e futi në listën e zezë Radoiçiqin që në vitin 2021 për shkak të lidhjeve të tij me krimin e organizuar transnacional, gjë që e pengoi atë të hynte dhe të bënte biznes në SHBA.