September 20, 2024
Shqipëri

FOTO/ Frikë nga të vërtetat e Arben Ahmetajt, me urdhër të Ramës sulmohet SYRI TV

Intervista e dytë e paralajmëruar e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, njeriut më të afër të Edi Ramës, e kishte tmerruar këtë të fundit.

Prandaj Edi Rama kishte vendosur të marrë masa.

Pasi e sulmoi në kongresin e partisë së tij PS, me pjesëmarrjen e administratës, Rama u ka kërkuar të gjitha mediave dhe platformave televizive që të fiknin sinjalin e SYRI TV, që njerëzit të mos e ndiqnin intervistën e Ahmetaj.

Në këtë mënyrë, Edi Rama vendosi që të sulmojë SYRI TV, vetëm e vetëm se kishte marrë në intervistë njeriun që i di çdo vjedhje kryeministrit të vendit dhe sepse përçon zërin e të vërtetës.

Sinjali i SYRI TV është ndërprerë mbrëmë në shumicën e paketave televizive që transmetojnë në Shqipëri, duke u kërkuar në mënyrë të prerë biznesmenëve që nëse nuk do të bllokonin sinjalin e SYRI-t do të kishin pasoja të rënda.

Ky bllokim i sinjalit të televizionit, bëri që mijëra shqiptarë ta shikojnë online në Youtube intervistën e ish-numrit dy të Edi Ramës, Arben Ahmetaj.

Për këdo që nuk e ka ndjekur dot, mund ta shohë intervistën e plotë në videon e mëposhtme.

INTERVISTA E PLOTE E ARBEN AHMETAJ: