Maqedoni

Formohet edhe një parti e re politike shqiptare në Maqedoni (Foto)

HOXHA: NUK MUND TA BËJNË OPOZITËN ATA QË 20 VJET ISHIN NË PUSHTET

Skenës politike shqiptare po i shtohet edhe një formacion politik.

”Sot hapim një kapitull të ri politik. Jemi një strukturë e organizuar e cila në periudhën do të punojë në shtrirjen e plotë dhe artikulim politik të qartë, me qëllime të përcaktuara dhe vizion të qartë për të ardhmen e qytetarëve” – tha Hoxha.

Pakënaqësitë nga politikblrja e Lëvizjes Besa, tanimë ish sekretari i përgjithshëm i partisë i ka shfaqur në kryesi. E ky debat ka zgjatur për më shumë se 8 muaj. Por gjithçka mori fund kur Besa vendosi të bashkëpunojë me Alternativën, e më pas edhe me Lëvizjen e re politike të Izet Mexhitit.

”Në emër të bashkëpunimit opozitar po bashkohen formacione politike të cilat dhanë gjithçka nga vetja e tyre për të mbajtur gjallë këtë qeveri ndërsa sot kur duhet të sistemojnë vetveten janë të gatshëm të bëhen më opozitare se gjithë ne që kemi ndërtuar gjithë karrierën tonë mbi kauzën opozitare” – tha Hoxha.
Hoxha u përgjigj edhe personave që mendojnë se ky veprim i tij dhe i bashkëpartiakëve të tij i konvenon vetëm BDI-së.

”Çka do ti thoni qytetarëve që mendojnë se nëse nuk bashkohet opozita i konvenon vetëm BDI-së. Sepse në opinion ekziston një mendim i tillë. Absolutisht është një dejavu nga e kaluara. Nëse e analizoni prej 2016-tës dhe këndej, çdo herë aktorët politik që instaloheshin në kështu lloj të bashkëpunimeve dhe më e keqja nuk flasim që të bashkëngjiten në atë kauzë opozitare, por tash flasim se pas 20 viteve në pushtet bëhen bartës të asaj kauze. Dhe të njëjtin aktorë ishin ata që të parët nxituan të hynë në Qeveri kur ne dolëm. Dhe si mund tash të na bindin se ata janë në rrugën e drejtë ndërsa ne të tjerët mendojmë ndryshe?” – tha Hoxha.

Hoxha tha se ky formacion politik i hap dyert për të gjithë qytetarët, e konfirmoi se do të formohet subjekt i ri, por tajmingu do të përcaktohet sipas intensitetit të shtrirjes së strukturës. /KlanMacedonia/