Rajon - Botë

Forcat turke të sigurisë arrestojnë mbesën e Fetullah Gülenit, kreut të organizatës terroriste FETO

Forcat turke të sigurisë arrestuan sot në Istanbul mbesën e Fetullah Gülenit, kreut të organizatës terroriste FETO, raporton Anadolu.

Ekipet e inteligjencës pranë Policisë së Istanbulit kapën Asiye Gülenin dhe bashkëshortin e saj Mustafa Çamyar në lagjen Esenyurt.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi dokumente organizative si dhe kartëmonedha të serisë “F” prej 1 dollari, tetë celularë, 12 karta SIM, dy laptopë, një numër të madh flash disqe, DVD dhe hard disqe.

FETO orkestroi tentativën për grusht shteti më 15 korrik 2016 në Türkiye, në të cilën u vranë 251 persona dhe u plagosën 2.734.