Rajon - Botë

Forcat ruse hyjnë në Kiev, kolona ushtarake drejt qendrës

Ushtarët rusë janë tani në Kiev, kanë konfirmuar zyrtarët e Ukrainës në një postim në Twitter.
Ushtria ruse ka sekuestruar dy automjete të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe po lëvizin drejt qendrës së Kievit.

Ata ndiqen nga një kolonë kamionësh ushtarakë rusë, sipas zëvendësministrit të Mbrojtjes.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se “armiku” ishte në rrethin e Obolon, rreth 9 km në veri të parlamentit të Kievit në qendër të qytetit.

“Banorë rrini të qetë, kini kujdes. Mos dilni nga shtëpia!”, thanë ata.