Fondacioni “Zaev” dhuroi pajisje të rëndësishme për Klinikën Kirurgji Plastike dhe Rekonstruktive
Moment i rëndësishëm për Klinikën për Kirurgji Plastike dhe Rekonstruktive dhe për shëndetësinë tonë, ky institucion mori një pajisje me rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e mikrokirurgjisë – mikroskopin, për të cilin së bashku me zëvendësministren shprehëm mirënjohjen dhe falënderimet tona për Fondacionin Zaev për kontributin e madh që kanë sjellë në shëndetësinë e vendit tonë.
Klinika ka kirurgë të trajnuar për mikrokirurgji rikonstruktive në qendrat kryesore të mikrokirurgjisë në Evropë dhe ne jemi krenarë që kirurgët e kësaj klinike do të pajisen me një mikroskop nga marka më e kërkuar në botë, duke u ofruar kështu pacientëve tanë cilësinë më të lartë të shërbimit shëndetësor në nivelet e standardeve botërore. /Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë