”Fokus”: Faton Ahmeti kryeministër shqiptar – në lojë edhe Talat Xhaferi?!
VENDIMI DO TË VARET NËSE ZGJEDHJET DO TË JENË TË PËRBASHKËTA APO TË NDARA?
“Përshëndes, unë do të kisha thënë, Kryeministrin Shqiptar Artan Grubin”
Në këtë mënyrë Kryetari i Degës së BDI-Çair, Bekim Neziri, përshëndeti Zv/Kryeministrin e Parë, Artan Grubin, gjatë një aktiviteti partiak në Shkup, që në opinion u interpretua se integristët tashmë po promovojnë Grubin si Kryeministër Teknik për zbatimin e zgjedhjeve, konform marrëveshjes LSDM-BDI, njofton KlanM.
Por, Zv/Kryeministri Grubi, më vonë gjatë një paraqitjeje publike theksoi se nuk e sheh veten dhe madje është i sigurtë se ai nuk do të jetë kandidati për Kryeministër shqiptar dhe se fjalën e fundit për këtë do ta ketë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Si Kryeministër Shqiptar, sic percjell KlanM, u lakua edhe emri i shefit të diplomacisë, Bujar Osmanit, I cili deklaroi se në BDI mbretëron bindja që zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbahen së bashku.
Kjo do të thotë se në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale duhet të votohet edhe për parlamentin e ri dhe në këtë situatë, sic tha Osmani, Kryeministër Shqiptar do të ketë në Janar 2024.
Ndërkohë, sic njofton KlanM, në opinion qarkulloi informacioni se Ali Ahmeti këtë funksion ia ka ofruar liderit të ASH-së, Arben Taravarit, me qëllim të sigurimit të bashkëpunimit me këtë parti. Ky informacion menjëherë u përgënjeshtrua nga Taravari.
Por, e përjavshmja “Fokus”, sic njofton KlanM, ka publikuar se për momentin në krye të listës së kandidatëve potencial është duke u ngjitur një emër tjetër.
Sipas burimeve të larta partiake, ”Fokus” shkruan se bëhet fjalë për Sekretarin e Përgjithshëm të BDI-së, Faton Ahmetin, ish-Drejtorin e FSSH-së, I cili para disa muajve vendosi të tërhiqet nga ky funksion pa një sqarim konkret.
Sipas informacioneve që i posedon e përjavshmja “Fokus”, në diskutimet e deritashme, Faton Ahmeti, është lansuar si favoriti kryesor për funksionin e Kryeministrit Teknik, përvec një situate.
Vendimi përfundimtar, sic percjell KlanM shkrimin e “Fokus”, do të varet edhe nga eiplogu nëse zgjedhjet do të jenë bashkë apo të ndara, si dhe nga vlerësimet nëse ekziston rreziku për të dështuar zgjedhja e Presidentit të vendit.
Nëse nuk zgjidhet presidenti i ri për shkak të mos arritjes së censusit, President i ri i vendit me automatizëm bëhet Kryeparlamentari Talat Xhaferi.
Në këtë situatë, sic percjell KlanM shkrimin e “Fokus”, BDI-ja do t`i mbajë tre pozicionet udhëheqëse të shtetit. Për këtë shkak bëhen analiza nëse është më mirë që Talat Xhaferi të bëhet Kryeministër Teknik dhe të zgjidhet Kryeparlamentari i ri nga LSDM-ja që do ta merr funksionin edhe të Presidentit të vendit.
Në këtë mënyrë, sic shkruan “Fokus”, pushteti do ta shmangte fushatën e opozitës për BDI-zim të plotë ose shqiptarizimin e shtetit.
Megjithatë, nëse arrihet marrëveshje politike për zgjedhje të përbashkëta, që kundërshtohet nga LSDM-ja, por mbështetet nga VMRO-DPMNE-ja, sic percjell KlanM të përjavshmen “Fokus”, nuk do të ketë rrezik për dështimin e zgjedhjeve. Atëherë, Faton Ahmeti mbetet kandidati më serioz për Kryeministër Shqiptar. /KlanMacedonia