September 16, 2024
BallinaMaqedoni

Fokus: Fatmir Bytyqi kalon te VLEN-i

Pjesë e VLEN-it do të bëhet edhe zëvendëskryeministri aktual për Ekonomi, Fatmir Bytiqi, i cili paralajmëroi dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të LSDM-së pas debaklit në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, mëson “Fokus”.

Sipas informacioneve jozyrtare, Bytiqi nuk do t’i kalojë debatet brenda partisë dhe lidhjet në LSDM pas disfatës zgjedhore, transmeton Lideri.mk, pasi kryetari i partisë Dimitar Kovaçevski shpalli zgjedhje të brendshme në të gjitha nivelet.

Zëvendëskryeministri Bytyqi fillimisht do të veprojë si deputet i pavarur, por do të jetë në linjë me VLEN-in kur të nevojitet shumica e Badenterit dhe më pas do të bëhet zyrtarisht pjesë e këtij koalicioni, brenda të cilit po mendohet nëse do të vazhdojë në formën aktuale apo formojnë një subjekt të ri, jozyrtarisht mëson “Fokus”.