Maqedoni

Fluturime të lira Shkup-Dubai dhe Ohër – Stamboll, dhjetë destinacione të reja nga aeroportet e Maqedonisë

Thirrja publike e qeverisë drejtuar kompanive ajrore për të lëshuar linja të reja në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit në këmbim të subvencioneve pritet të ketë një “ndikim të madh” në trafikun ajror në vend gjatë sezonit veror të vitit të ardhshëm.

Tenderi është i hapur deri të hënën dhe nga Qeveria thotë se thirrja do të rezultojë me vendosjen e së paku dhjetë linjave të reja. Është planifikuar të vendosen fluturime në dy aeroporte transit, të cilat do të plotësojnë fluturimet për Stamboll dhe Vjenë, të cilat kryesisht përdoren si pika transferimi për pasagjerët e Maqedonisë. Fluturimet nga Shkupi në Dubai pritet të kthehen, të cilat do të mundësojnë lidhje me Azinë dhe Australinë, si dhe shërbimet ndërmjet Ohrit dhe Stambollit, të cilat do të hapin lidhje me pjesën tjetër të Europës dhe Lindjes së Mesme./TV21