BallinaMaqedoni

Fletëpronësia për shtëpitë dhe banesat do të nxjerret për një minutë, pa pritur në sportele

Nga 1 janari, fleta e pronësisë për shtëpi, banesa dhe pasuri tjera të patundajme do të meret në formë elektronike për vetëm një minutë pas bërjes së kërkesës në Kadastër. Kjo, siç njoftoi sot drejtori i Agjencisë së Kadastrës së Patundshmërive, Ivan Zhivkovski, është bërë e mundur përmes portalit të ri të shërbimeve elektronike, shkruan Lideri.mk.

Deri në fund të vitit do të funksionojë sistemi i vjetër për e-shërbime të Kadastrës, i cili është shumë më i ngadalshëm dhe më pak funksional se ai i ri.

“Përmes portalit të ri të shërbimeve elektronike, qytetarët do të mund të marin 94 dokumente të përgatitura nga Kadastra. Menjëherë pas aplikimit do t’u dorëzohen qytetarëve. Deri në fund të vitit, numri i produkteve që do t’i dorëzojmë në mënyrë elektronike do të rritet për 10, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm për 10 produkte të tjera”, tha Zhivkovski.

Ai sqaroi se qytetarët që do të porosisin ndonjë nga dokumentet në mënyrë elektronike, do të mund ta marrin atë direkt në adresën e emailit si dokument elektronik ose me postë si dokument të printuar nëse zgjedhin atë mundësi.

“Dokumenti elektronik është verifikuar dhe mund të përdoret kudo që të jetë i nevojshëm”, theksoi Zhivkovski.

Përveç pranimit elektronik të dokumenteve nga Kadastra, shtoi Zhivkovski, sportelet do të vazhdojnë të funksionojnë. Qytetarët edhe më tutke do të mund të mund të aplikojnë dhe pranojnë dokumentet e nevojshme edhe në sportelet e Kadastrës. Dokument nga Kadastra mund të merret edhe përmes zyrave gjeodezike dhe noteriale./Lideri