October 6, 2024
Diaspora

Flet shqiptarja nga Vlora në Itali: Unë u martova me italian, vajza ime ishalla martohet me shqiptar (Video)

Gjatë turneut evropian, ekipi i portalit Lideri.mk, ka vizituar edhe Italinë, ku kemi takuar shumë shqiptarë. Gazetari ynë i mirënjohur Qerim Bajrami në qytezën Bevagna ka takuar Alma Memajn nga Vlora e cila gati 30 vite jeton në këtë qytezë të bukur, ku edhe është martuar dhe ka vajzën Aurora.

Gazetari Bajrami ka zhvilluar një bisedë me Alma Memajn, ku nuk kanë munguar as pyetjet thumbuese, të cilave Alma, si një vlonjate e lindur që është, u ka dhënë përgjigje pa asnjë kompleks. Bisedën e ka kapur kamera e portalit lideri.mk, respektivisht e kamermanit tonë poashtu tejet të njohur.