Maqedoni

Flet ambasadorja e guximshme ukrainase: Edhe familjarët e mi janë në front të luftës!

Ambasadorja ukrainase në Maqedoninë e Veriut, ekselenca e saj Natalya Zadorozhnjuk, në një intervistë ekskluzive për Almakos, ka folur edhe lidhur me atë se si po gjenden familjarët e saj në këtë situatë konflikti. Ambasadorja Zadorozhnjuk që po shquhet me guximin e saj, thekson se një pjesë e tyre janë në front duke luftuar.

​“Të afërmit e mi po e ndajnë fatin e të gjithë Ukrainasve-disa janë në front, disa janë në strehimore nga bombat, disa janë vullnetarë. Edhe tërë Ambasada jonë dhe mbarë komuniteti ukrainas në Maqedoni po bëjnë përpjekje t’i ndihmojnë vendit tonë të mrekullueshëm sa është e mundur më tepër”, thotë ambasadorja Zadorozhnjuk.

Ajo thekson se invazioni rus në Ukrainë është pasojë e mentalitetit për krijimin e “supershtetit rus”, por edhe e mentalitetit se rusët janë një civilizim i veçantë, gjë që e quan fashizëm.

Ambasadorja Zadorozhnjuk insiston që në këtë intervistë të saj, emri i Rusisë të shkruhet vetëm me shkronja të vogla, e jo me shkronjë të madhe, kërkesë që ne si portal e pranuam pa asnjë diskutim. Poashtu flet edhe për përkrahjen që Maqedonia e Veriut ka dhënë deri tani për Ukrainën, por ka mesazh edhe për përkrahësit e putinizmit në vendin tonë.

Në fund të intervistës, ambasadorja Zadorozhnjuk flet edhe për apelin për vulletarë që do të luftonin krah Ukrainës kundër rusisë.

“Më e rëndësishmja tani është që të goditet regjimi sa është e mundshme më shpejtë dhe mëdhimbshëm. Këtë po e bën Ukraina dhe mbarë bota”, thekson mes tjerash ambasadorja ukrainase në intervistën e saj ekskluzive për Almakos.