Kolumna

Fjalët si lalushi, punët si kërkushi!

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

CA HAJNA PUSHTETARË EDHE ME DJALLIN JANË DUKE PUNUAR PËR TË U PASURUAR

Sa e sa vite ne si popull po presim që të bëhet më mirë në çdo aspekt ku jetojmë, por e kundërta po ndodhë.Ditët, javët, muajtë e vitet po kalojnë. Ndërsa gjendja jo që nuk përmisohet, por gjithnjë për popullin po vështirësohet.Pushtetarët që me votën e këtij populli futeten në pushtet. Pas hyrjes në pushtet popullin e mbajnë të gjallë me premtime dhe me mastrime.Ata sapo ia marrin votat popullit ,ate e harrojnë dhe nuk iu intereson aspakt për më për te.Shumë njerëz në aspektin ekonomik të popullatës nuk kanë për të ngrërë në sofër një kafshatë buke. Shumë prej tyre nuk e gëzojnë lirinë e tyre që e meritojnë. Lirinë e tyre për të cilën luftuan, derdhën gjak, dhanë gjytyrat e tyre dhe ca të tjerë e dhanë edhe jetën. Ca të tjerë maltretohen, përndjeken, persekutohen, burrgosen dhe dënohe me burgje dhe këtyre pushtetarëve nuk ju intreson aspak për të e zgjidhur këtë çështje se pse kalben këta njerëz në kazamate dhe janë të fajshëm apo të pafajshëm që vuajnë në burgje.Korupsioni ka arritur në kulminacion gati në çdo institucion.Ka edhe shumë e shumëçka tjetër që e shkatrrioi këtë popull që e arriti kulminacionin që popullata të largohet nga vendi i tyre e sidomos rinia, sepse nuk shohin ardhmëri në vendin e tyre ku ka lindur dhe janë rritur. Të këqiat e kanë ngulfatur këtë vend dhe këtë popull në varfëri. Tani lind pyetja. A thua vallë ku janë ca pushtetarë që me vite të tëra e mashtruan dhe edhe sot po po e mashtrojnë këtë popull se do bëhet shumë më mirë në vendin tonë ku ne jetojmë. Unë them se një gjë e tillë është më se e vërtetë që disa e shfrytëzuan pushtetin për vete në të kaluarën, tani po e shfrytëzojnë këta disa të tanishënm për të u pasuruar për vete dhe për familjet e tyre.Një numër prej tyre flasin aq shumë për patriotizëm, por “patrotizmi “i tyre nuk kishte qenë asgjë më tepër se demagogji dhe hipokrizi. Në aspektin e “ patriotizmit” punuan edhe me djallin vetëm e vetëm të i arrijnë qëllimet e tyre personale për të u bërë milioniera.Pra, ca hajna pushtetarë edhe me djallin janë duke punua veten për të e pasuruar.