Fillon të rritet prap numri i të infektuarve me Covid në Maqedoninë e Veriut
Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2,691 teste dhe 53 raste të reja të COVID-19 janë regjistruar në:
• Shkup – 29
• Prilep – 7
• Kumanovë – 4
• Manastir, Gostivar, Ohër dhe Kërçovë – nga 2
• Tetovë, Koçan, Radovish, Berovë dhe Vallandovë -nga 1.
Gjithsej janë raportuar 13 persona që kanë ndërruar jetë: 5 persona nga Shkupi (51, 63, 68, 81 dhe 88 vjeç), 3 persona nga Strumica (62, 74 dhe 88 vjeç), 2 persona nga Manastiri (68 dhe 82 vjeç) dhe nga një person nga Tetova (71 vjeç), Gostivari (80 vjeç) dhe Struga (81 vjeç).
Janë regjistruar 111 pacientë të rikuperuar :
• Shkup – 48
• Prilep – 10
• Kumanovë, Manastir dhe Radovish – nga 8 secili
• Kërçovë – 7
• Dibër – 5
• Shtip – 3
• Kavadar dhe Resnje – nga 2
• Tetovë, Koçanë, Vallandovë, Strumicë, Sveti Nikollë, Vinicë, Krushevë, Demir Hisar, Kratovë dhe Makedonska Kamenica – nga 1.
Deri më tani, janë kryer gjithsej 785,345 teste të Covid-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155,169, numri i pacientëve të rikuperuar është 147,301, numri i vdekjeve është 5,369 dhe numri i rasteve aktive është 2,499