Fillon Samiti i 13-të “Maqedonia 2025”
Lidershipi strategjik në epokën e ndryshimeve dhe inovacioneve, transformimi digjital dhe bashkëpunimi më i madh rajonal si bazë për krijimin e ekonomive me prosperitet, janë temat në fokus të edicionit të sivjemë dyditor të Samitit Maqedonia 2025, i cili do të mbahet prej sot në Shkup, në organizim të organizatës joqeveritare ndërkombëtare “Maqedonia 2025”.
Janë paralajmëruar mbi 450 pjesëmarrës dhe mbi 50 ekspertë nga komuniteti i biznesit dhe shkencor nga më shumë shtete.
Krahas ndryshimeve që i sjell transformimi digjital në shoqëritë dhe në udhëheqjen e bizneseve, në Samit do të diskutohet edhe për fuqinë dhe potencialet e intelegjencës artificiale dhe shfrytëzimin e inovacioneve shëndetësore digjitale për avancimin e shërbimeve mjekësore në Evropën Juglindore. Demokracia, liria e fjalës në epokën e digjitalizimit po ashtu do të jenë temë e Samitit Maqedonia 2025, si dhe shumë tema tjera të lidhura me biznes modelet dhe strategjitë për transformim të shpejtë dhe të suksesshëm.