Filloi Kongresi i parë i Alternativës në Shkup
Në Shkup partia “Alternativa” ka filluar kongresin e parë partiak në të cilin do të zgjidhet kryetari i kësaj partie dhe do të votohen dokumentet partiake.
Kongresi po mbahet në orkestrën Filarmonike e Maqedonisë së Veriut – Shkup në prezencë të shumë mysafirëve nga subjekte tjera politike, si dhe nga kori diplomatik.
Kongresi do të mbahet në dy pjesë.
Në pjesën e parë 500 delegatët fillimisht do të duhet të propozojnë kandidatët e tyre të preferuar dhe më pas të bëhet votimi i kryetarit të ardhshëm.
Nuk janë zbuluar emrat e kandidatëve të mundshëm, përveç pritshmërive për rikandidimin e kryetarit aktual Afrim Gashi.
Kongresi filloi me recitalin “Gjithmonë do të ketë Alternativë” të autorit Zeqirja Ibrahimi, interpretuar nga aktori i mirënjohur, Ylber Murtezi.
“Ne nuk derdhëm lotë me këngën ‘Druzhe Tito mi ti se kunemo’, e as ‘Enver Hoxha Tungjatjeta’, por kemi qarë për Adem Jasharin e Harun Aliun”, thuhet mes tjerash në vargjet e këtij recitali.