Fillimi i pranverës shqiptare të 14 marsit mbi kalanë e Tetovës!
Medai Shaholli
14 marsi është data e pikënisjes së rebelimit të shqiptarëve nga skllavëria ku e kishin lënë partitë politike të kohës.
14 marsi është data e shpërthimit të revoltës së akumuluar popullore ndër vite me kryengritje të armatosur, e cila i tregoi partive politike shqiptare si servile të pushtetit se për liri duhet luftuar edhe me armë në dorë ashtu siç filloj atë ditë të 14 marsit të 2001, pavarsisht devijimit dhe misionit që iu bë asaj me MO.
Sot, gjeneratat e reja dhe më të vjetra, i përulemi me respekt veprës sublime të këtyre trimave që zgjuan mendjet e fjetura të partive politike, që bënin gjumin letargjik të ariut duke lënë anash çështjen shqiptare.
Ishte kjo rezistenca e parë shqiptare me armë në dorë që pas LDB. përballë ”branitellëve” që mbronin ”dërzhavën” e tyre nga ”irredentistët” kryengritës shqiptarë që luftonin për liri për ato të drejta si ata që i gëzonin me kushtetutë.
Kryengritja e armatosur ishte shpërthimi i vullkanit që priste dekada të tëra ditën e tij si rezultat i shtypjes dhe urrejtjes nacionale ndër vite ndaj shqiptarëve të kësaj treve të arbërisë.
Atë ditë marsi trimat e lirisë kapën pushkët për t’i treguar botës se kjo ”dërzhavë” po shkelte të drejtat kombëtare të shqiptarëve dhe se pa barazinë e plotë nuk mund të kishte paqë në këto anë.
Kjo ishte Kalaja e lavdisë që tashmë ajo është simbol i luftës për liri.
Pas dezertimit të idealit dhe qëllimit të asaj lufte çlirimtare nga misionari special komandant Ali Ahmeti, me miratimin e MO, me të cilën u shuan shpresat dhe u shkel ideali i luftës për liri duke i lënë shqiptarët me një status denigrues si bashkësi etnike e 20%.
Dëshmia e vetme e fillimt të luftës çlirimtare në këtë kala shqiptare për këtë date janë shënuara në zemrat dhe në mendjet e çlirimtarëve të UÇK-së, pavarsisht përpjekjeve të nga devijantëve të DUI-t që për 20 vjet me radhë po përpiqen ta mjegullojnë apo ta përvetsojnë këtë ngjarje të historisë sonë më të re.
Ajo do mbetet pjesë e pandashme e hallkës zinxhirore të kryengritjeve popullore dhe të luftës së popullit shqiptar për liri.
Lavdi veprës së kryengritësve shqiptar dhe komandant Bacit me shokë në kalanë e Tetovës!